bota.shqipo.com

alisat

  • 04:44:57 më 10 Prill 2008 | # |
    Etiketat: , , , , , , ,

    Ballkan insight - Rusia i kerkon Carla del Ponte shpjegime. Behet fjale per permendjen ne librin e saj te sapobotuar te nje trafiku organesh organizuar nga UCK me 300 civiliste serbe, ne vitin 1999. …Qeveria Zvicerane e ka gjykuar botimin e librit te Carla del Ponte si te papajtueshem me rolin e saj si perfaqesuese diplomatike dhe i ja ka ndaluar asaj pranine ne ceremonite e promovimit te librit. Per Rusine ky qendrim i Zvicres eshte i lidhur me imazhin qe perendimi ka ndertuar per kosovaret viktima dhe serbet e liq. Nderkohe, shtypi Zviceran unanimisht ka komentuar kunder aktit te Del Pontes duke e akuzuar ate per protagonizem te paskrupullt. Ne nje analize te NZZ, (e lexoni me poshte) komentatori shpjegonte se lajmin per trafikun e organeve e kishin paraqitur nje grup gazetaresh perendimore, qe i jane gazetes te njohur. Sipas informacioneve direkte nga keta gazetare, kishte qene nje perfaqesues nga radhet UCKse ai qe kishte dhene inofrmacionin per nje trafik te mundshme. Informanti kishte treguar rrugen (nga Kosova midis maleve), vendin (Burrel) dhe destinacionin e organeve (Turqia). Gazetaret kishin ndjekur kete intinerar dhe kishin mberritur deri ne Burrel. Ketu ata kishin kerkuar ndihmen e Karla del Pontes per te hapur varret dhe kerkuar trupat, i proven me te rendesishme t eketij kerkimi. Gazetaret, te vetedijshem per skandalin qe mund te hapte nje lajm i tille, e kane mbajtur ate larg publikimit sepse i kishin gjykuar provat te pamjaftueshme, por edhe sepse, duke qe me eksperience ne Ballkan, ishin te ndergjegjshem mbi manine per te ngritur mite e per t’u fryre nepermjet tyre flakeve te urrejtjes. Materiali i mbajtur sekret nga gazetaret u publikua nga Karla del Ponte ne librin e saj duke shkaktuar jo vetem nje skandal, sic pritej, ne Kosove, Serbi dhe Shqiperi; por edhe ne komunitetin e gazetareve. Nderkohe, ne Zvicer, ne nje unanimitet te plote; te gjitha partite politike jane deklaruar per largimin e Carla del Ponte nga funksioni i diplomates.(en)

    ps: nje pjese e informacionit ne kete permbledhje eshte marre nga lajmi i nje dite me pare ne NZZ.

     

Shkruaj një koment